Bougainville Bay është projektuar në mënyrë të tillë që komoditeti të ndërthuret me estetikën. Çdo detaj në arkitekturën e brendshme dhe të jashtme të resortit është një vepër arti: holli, korridoret, dhomat, shkallët, rrugicat, pishinat, restorantet, SPA dhe zona e plazhit, ku mozaikët dhe veprat e tjera artizanale të krijuara prej qeramikës nga artistë të ndryshëm shqiptar, janë kryefjala e çdo hapi. Lëvizja në arterien kryesore të gjirit, Sokakut, nëpër shkallët e lëmuara dhe piktoreske, drejt apartamenteve me pamje nga deti, i përngjason një turi në një galeri të mirfilltë arti, ideuar për të invokuar emocion artistik tek vizitorët.
Bougainville Bay është i pozicionuar në qytetin e Sarandës, në bregdetin e mrekullueshëm Jon, në një nga gjiret më mahnitëse të Rivierës Shqiptare.
Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera gjurmimi për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit në faqen tonë të internetit, për t'ju shfaqur përmbajtje të personalizuar dhe reklama të synuara, për të analizuar trafikun e faqes sonë të internetit dhe për të kuptuar se nga vijnë vizitorët tanë.
Shpërndaje në