Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Suksesi i SPAR vjen në sajë të përkushtimit dhe vlerave që kanë udhëhequr këtë rrjet marketesh që nga themelimi, në më shumë se 85 vite më parë. SPAR Albania është pjesë e grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri, Balkan Finance Investment (Balfin). Nën sloganin “Pranë familjes, cdo ditë” prej datës 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Ndjenja e përgjegjësisë qëndron në zemër të strategjisë SPAR, prandaj dhe gjithmonë përpiqemi të ofrojmë shërbime sipas standarteve bashkëkohore dhe një asortiment të larmishëm të produkteve, për të gjithë klientët. Me 82 markete dhe 2 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera gjurmimi për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit në faqen tonë të internetit, për t'ju shfaqur përmbajtje të personalizuar dhe reklama të synuara, për të analizuar trafikun e faqes sonë të internetit dhe për të kuptuar se nga vijnë vizitorët tanë.
Shpërndaje në