Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë (SKZKM) është një institucion i rëndësishëm shëndetësor, i ngritur në përmbushje të vullnetit të Nënë Terezës, e cila ka ideuar, i ka dhënë emrin, ka kërkuar mbështetje dhe ka bekuar të gjithë ata që do të angazhohen në ndërtimin dhe mbarëvajtjen e këtij spitali në Shqipëri.Vizioni i Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë është shërbimi me përkushtim ndaj jetës dhe shëndetit të individëve dhe të familjeve pa asnjë lloj dallimi në përmbushje të misionit të krishterë dhe Doktrinës Sociale Katolike.Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ka për mision përkujdesjen dhe trajtimin shëndetësor modern për të gjithë, nëpërmjet integrimit në një sistem të vetëm të nivelit më të lartë të profesionalizimit, të arritjeve më të larta të shkencës dhe teknologjisë, si dhe të parimeve më të larta të humanizmit.
Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera gjurmimi për të përmirësuar përvojën tuaj të shfletimit në faqen tonë të internetit, për t'ju shfaqur përmbajtje të personalizuar dhe reklama të synuara, për të analizuar trafikun e faqes sonë të internetit dhe për të kuptuar se nga vijnë vizitorët tanë.
Shpërndaje në