Spitali Gjerman

NUK U GJET ASNJË VLERËSIM!

Përshkrimi

“German Hospital International” (“Spitali Gjerman”), me vendndodhje në qendër të Tiranës, është lehtësisht i aksesueshëm nga pacientët.

 

“German Hospital International” (“Spitali Gjerman”), me vendndodhje në qendër të Tiranës, është lehtësisht i aksesueshëm nga pacientët.

SPITALI GJERMAN është licensuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për ushtrimin e aktivitetit si Institucion Shëndetësor jopublik në kategorinë: Shërbime spitalore.

SPITALI GJERMAN është i akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, që do të thotë se plotëson standardet më të larta:

  • Infrastrukturë të përshtatshme;
  • Aparatura dhe pajisje mjekësore të fjalës së fundit të teknologjisë;
  • Staf mjekësor dhe jo-mjekësor të specializuar, kirurgë vendas dhe të huaj;
  • Zbatim të protokolleve mjekësore.

SPITALI GJERMAN, gjithnjë në shërbim të pacientëve brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë!

Me një aktivitet spitalor prej vitit 2010, Spitali Gjerman ka rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimit ndaj pacientit duke përmirësuar infrastrukturën aktuale, si dhe duke shtuar investimet në aparatura dhe pajisje mjekësore. Gjithashtu, është rritur bashkëpunimi me mjekët vendas dhe të huaj dhe investohet vazhdimisht për trajnimin e stafit mjekësor, jo-mjekësor dhe atij mbështetës. 

Në të gjithë shërbimet e ofruara, metodat dhe pajisjet e standarteve europiane dhe bashkëkohore, synojnë kurimin në mënyrë sa më efikase të sëmundjes dhe ndërgjegjësimin e popullsisë ndaj rëndësisë së përkujdesjes shëndetësore dhe konceptit të parandalimit të sëmundjes me anë të ekzaminimeve periodike.

Spitali Gjerman është një institucion shëndetësor me MISION të dedikuar për sigurimin e cilësisë mjekësore dhe kujdesit të pacientëve, me vëmendje të veçantë ndaj cilësisë dhe sigurisë. Trajtimet diagnostikuese dhe terapeutike realizohen sipas standardeve më të larta.

Mjedisi i përshtatëm, komod, si dhe kujdesi i integruar i pacientëve, krijojnë kushtet më të mira për një shërim të plotë të pacientit.

Kjo është ajo që na bën të ndihemi krenarë, ky është angazhimi ynë i përditshëm dhe këtu fitojmë forcën tonë mbi konkurrencën duke treguar një përkujdesje të pakrahasueshme për pacientët tanë.

NUK U GJET ASNJË PRODUKT!

NUK U GJET ASNJË FAQ!

;